Nikollovski: Sivjet brenda afatit ligjor janë paguar 95 për qind e subvencioneve


Këtë vit, krahasuar me vitet e mëparshme, 95 për qind e subvencioneve janë paguar në afatin ligjor, deklaroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski në fshatin Saramzalinë ku ka ndarë dhjetëra kontrata për fermerë individualë nga rajoni i Sveti Nikoles.

Ai tha se këtë vit fermerët janë paguar kur subvencionet për ata kanë qenë më të nevojshme dhe njoftoi se ky trend i pagesës do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Në pyetjen e gazetarëve nëse fermerët do të marrin fonde për “naftë ekologjike”, ministri shpjegoi se ata kanë një bazë ligjore për realizimin e kësaj mase për bashkëfinancimin e kostove për nevojat e mekanizimit, respektivisht për furnizimin e naftës.

“Është përpiluar metodologji, në bazë të së cilës mbi 55 mijë fermerë të regjistruar në vend, dhe sipas zonave dhe kulturave që ata kultivojnë, do të përcaktohet përqindja dhe sasia që i takon për naftën ekologjike” thekson Nikollovski.

Ai njoftoi se Ministria e Bujqësisë do t’ia propozojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë hapat e mëtejshëm se si të vendoset kjo masë.

“Shpresoj se deri në fund të vitit do të përfundojmë të gjitha çështjet ligjore-formale dhe në buxhetin për vitin 2019 parashihen fonde për “naftën ekologjike” për fermerët”, njoftoi ministri Nikollovski.

Baby Boo