Nikollovski: Rastet me Rashkovskin dhe Mijallkovin tregojnë se nuk ka të paprekshëm


Duhet të dihet se kush për çka është përgjegjës, nuk mund të komentoj nëse dikush është i pafajshëm ose të hyjë në procedura gjyqësore, kështu deklaroi zëvendëskryeministri për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Lupço Nikollovski i pyetur për vendimin e prokurorisë se nuk ka përgjegjësi për Sasho Mijallkovin se nuk ka qenë në shtëpi kur duhej t’i dorëzohet vendimi për arrest shtëpiak ose vendim për Dragi Rashkovskin të mbrohet në liri.

“Në mënyrë sistemore i zbatojmë punët ku përgjegjësi duhet të ketë për secilin. Nëse para disa vitesh institucionet kanë qenë të mbyllura për publikun dhe mediat, sot institucionet janë të hapura, kjo është dëshmi se vetëm të hapur dhe me qasje deri te informatat mund që shoqëria të përparojë dhe mund të ketë drejtësi për secilin, të mos mund të mbulohen lëndë ose raste, të mos ngecin hetimet dhe të ndikojë faktori njeri ose politika. Mendoj se përfundimisht i kemi çliruar institucionet, ndërsa gjyqësori dhe prokuroria duhet të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre dhe të kërkojnë përgjegjësi në rastet”, ka theksuar Nikollovski.

Lidhur me masën e sigurimit të pranisë së të akuzuarve, zëvendëskryeministri për luftë kundër krimit dhe korrupsionit ka thënë se ato komente duhet të merren nga ato që janë kompetent, prokuroria ose gjyqësia.

“E jona është të sigurojmë transparencë, të mos ketë të paprekshëm. Këto raste me Sasho Mijallkovin dhe Dragi Rashkovskin dhe të tjerët, sot konfirmojnë se nuk ka të paprekshëm”, thekson Nikollovski.

Baby Boo