Nikollovski: Presim minimum 20% çmim më të madh të blerjes për duhanin


Këtë vit kemi cilësi të mirë të duhanit dhe presim minimum 20% të rritjes së çmimit të blerjes, kumtoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski. Përmes profilit të tij në Fejsuk, Nikollovski informoi se ka mbajtur takim me blerësit e duhanit.

“Para fillimit të sezonit të blerjes kemi mbajtur takim me blerësit e duhanit. Më informuan se janë të gatshëm që në kohë të fillojë blerja, me sigurimin e mjeteve dhe vende të gatshme të blerjes. Sivjet kemi cilësi të mirë të duhanit dhe presim minimum 20% rritje të çmimit të blerjes”, thekson ministri.

Baby Boo