Nikolloski: Reformat më prioritare se emri për hyrje në NATO dhe në BE


Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se radhitja e prioriteteve për hyrjen e vendit në NATO dhe në BE, janë zbatimi i reformave, ndërsa më pas zgjidhja e kontestit për emrin.

Nikolloski vlerëson se mund të arrihet marrëveshje më e mirë me Greqinë se ajo të cilën e arriti Qeveria aktuale.

“Unë jam absolutisht i bindur se mund të arrihet marrëvshje më e mirë se Marrëveshja e Prespës me Greqinë. Fillimisht, nuk mund të lejoni që pala greke të angazhojë 60 ekspertë ndërkombëtarë, para së gjithash avokatë të së drejtës ndërkombëtare dhe ekspertë, ndërsa ju të mos angazhoni asnjë dhe në fund të angazhoni një. Nuk mund të shkoni publikisht me taktikat me të cilat do të shkoni në negociata dhe t’i dijë pala tjetër, nuk mund të ndryshoni qëndrime çdo muaj dhe më kryesorja, nuk mund të prisni të arrihet marrëveshje dhe të prisni ajo marrëveshje t’ju sjellë mbulimin e problemeve politike në shtëpi, pasi në kushte të tilla pala tjetër, ndërsa të mos e nënvlerësojmë diplomacinë greke është shumë e fuqishme, na i njeh të gjitha pikat e dobëta dhe këtu godet”, thotë Nikolloski.

Sipas tij, mund të ulet dhe të negociohet për marrëveshjen, pasi, siç thotë, është në interesin e Greqisë të zgjidhjet kjo çështje.

Baby Boo