Nigishtani bëhet me klub futbolli


Nisur nga nevoja e madhe për organizimin e rinisë në aktivitete sportive, duke u bazuar në shpirtin sportëdashës të rinis së fshatit Nigishtan dhe jo vetëm rinis, të vetëdijshëm për të kaluarën e pasur me aktivitete të organizuara sportive, këshilli inicues për themelimin e një klubi futbollistik vendosi që të themeloj Shoqatën Klubi Futbolistik K.F Përparimi Nigishtan.
Nisma ështe pranuar pozitivisht, është përshëndetur dhe mbështetur si mbrenda suazave të fshtatit Nigishtan njëashtu edhe më gjërë.
Forma juridike e K.F Përparimit do të jetë Shoqatë jo fitimprurëse e themeluar nga pesë persona fizik, aktivitetin e vetë do ta organizoj dhe ushtroj ne baze te ligjeve ne fuqi. K.F Futbollistik Perparimi Nigishtan në rrafshin rajonal veprimtarin e vet e organizon dhe e ushtrone ne k. Gjorçe Petrov te qytetit të Shkupit.
Me ndihmen e pushtetit lokal është siguruar tereni i gjelbërt ku do të zhvillohen ndeshjet. Konkretisht ne k.Gjorce Petrov në fshatin Vollkov, në stadiumin FK Vollkovo. Vlen të ceket që objekti i plotëson kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve futbollistike.
Organet drejtuese do të jenë Kuvendi dhe Kryetari.
Për kryetar është zgjedhur z.Burim Miftari, një sportist i shquar dhe virtuoz.
Duke u bazuar në Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet si dhe Statutin e K.F Përparimi Nigishtan të hyrat e klubit do të grumbullohen nga kuotat e antarsimit, donacionet dhe sponzorimet, me kete rast Kuvendi i Klubit si organ drejtues me programin e punes për vitin 2019 e ka parapar si pik kryesore për tu realizuar gjetjen e donatoreve te cilet do te shprehen te gatshem ta financojn aktivitetin tone dhe ti kontribuojne interesit te pergjithshem publik.
Vizioni i KF Perparimi Nigishtan eshte qe klubi te antarsohet me te drejta te plota prane Federades se Futbollit te Maqedonis, te mer pjes aktive ne garat e liges se 4 rajonale Shkup-Veri, te kontribuoj ne ngritjen e vtedijes sportive dhe zhvillimit te sportit.
Misioni jone mbetet qe nepermjet angazhimit dhe punes se palodhshme ta arijme permbushjen e vizionit.
Gjithashtu ne vazhden e konsolidimit tone si klub, deshirojme qe te ju faleminderohemi te gjitheve qe e pershendeten iniciativen per themelimin e klubit futbollistik KF Perparimi Nigishtan dhe na uruan nisje te mbare.
Ne zotohemi qe do ta ushtrojme aktivitetin tone me pergjegjesi duke treguar kultur te larte sportive ne funksion te zhvillimit pergjithshem te sportit .

Baby Boo