Ngritet kallëzim penal ndaj Kurto Dudush: Кa emëruar drejtorë të çerdhes persona që nuk kanë qenë punonjës të institucionit


SPB Shkup – Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike ka parashtruar kallëzim penal kundër 49-vjeçarit K.D., kryetar i një Komunës së Shkupit, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “punë e pakujdesshme në shërbim” nga neni 353. Kodi Penal, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Gjatë viteve 2020 dhe 2024, i pandehuri ka vepruar nga pakujdesia në ushtrimin e kompetencave të tij gjatë zbatimit të procedurës administrative dhe ka shkelur dispozitat ligjore në mënyrë që ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve – neni 126. Në vitin 2020 dhe në vitin 2024 , ka emëruar drejtorë të një kopshti, persona që nuk ishin të punësuar në kopsht, pavarësisht se ligji thotë se emërimi i ushtruesit të detyrës së drejtorit të një kopshti duhet të bëhet nga radhët e e brendshme të punonjësve të kopshtit.

Baby Boo