Ngritet aktakuzë ndaj gjakovarit, rrahu nënën dhe vëllain


Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të dyshuarit G.V., pasi dyshohet se ka sulmuar nënë dhe vëllain e tij duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sipas aktakuzës, i dyshuari G.V., pas një seance gjyqësore rreth një kontesti pronësor që kishte me prindërit e tij, ka shkuar në shtëpi i revoltuar dhe ka filluar të sulmojë nënën dhe vëllain e tij, si dhe ka demoluar shtëpinë e tyre.

Ai me këto veprime ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor, si dhe veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë.

Ndryshe, në Kosovë u protestua para disa ditësh për dhunën në familje, në veçanti ndaj gruas, pas një rasti të kobshëm që ndodhi në Gjakovë ku një burrë vrau gruan dhe vajzën./gazetametro.net

Baby Boo