Ngriten aktakuza për 7 persona për laboratorin e drogës në Tetovë


Prokuroria Themelore Publike për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup, ka ngritur aktakuza kundër dy shtetasve të Republikës së Serbisë dhe pesë shtetasve të Maqedonisë, nën akuzën se kanë kryer vepër penale “Prodhim të drogave narkotike dhe substancave të tjera” , transmeton Almakos.
Aksioni ishte ndihmuar nga DEA amerikane dhe agjentë serb, ndërsa laboratori i gjetur në Tetovë, konsiderohet si më i madhi në Evropë për nga sasia e drogës së prodhuar.
Mëngjesin e një dhjetorit, në Tetovë u konfiskuan rreth 500 mijë tableta narkotike të cilat kryesisht pritej që të ekstradohen jashtë vendit./Almakos

Baby Boo