Ngjarjet tragjike në SHBA, reagon politika shqiptare


Ngjarjet tragjike në El Paso dhe Ohio të SHBA, ku nga sulmet me armë të paktën 27 persona kanë humbur jetën, kanë sjellë dhe reagimin e politikës shqiptare. “Shumë i trishtuar dhe i tronditur nga humbjet e jetëve të pafajshme në ElPaso dhe Ohio. Lutjet dhe mendimet e mia për familjet e viktimave. Solidaritet me kombin e madh amerikan” shkruan në rrjete sociale presidenti Ilir Meta.
“Jam thellësisht i tronditur nga sulmet burracake dhe humbja e jetëve të pafajshme në El Paso dhe Ohio” shkruan nga ana e tij kreu i PD Lulzim Basha. “Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe me të plagosurit. Shqiptarët në të gjithë botën qendrojnë përkrah miqve tanë amerikanë dhe lutemi për familjet dhe të dashurit e tyre”- shkruan zoti Basha.

Baby Boo