Ngjarjet e 27 prillit, Ivanov mohon të ketë menduar të shpallë gjendje lu*fte


Gjatë ditës së sotme për ngjarjet e 27 prillit ka dëshmuar ish presidenti Gjorge Ivanov. Ai ka theksuar se lëvizjen “Për Maqedoni të bashkuar” e ka përkrahur publikisht dhe se kanë qenë të ashpra reagimet në opinion pas publikimit të platformës së Tiranës dhe deklaratat e disa politikanëve nga rajoni se Maqedonia nuk ekziston.

U pyet edhe në lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme dhe tha se ajo ka qenë nebulozë.

“Këtë e inicioi një javore një javë para 27 prillit. Këto ishin spekulime dhe nebulozë. Gjendje të jashtëzakonshme shpall Kuvendi me shumicë prej dy të tretave. Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet këtë mund ta bëjë presidenti por kjo duhet të konfirmohet nga Kuvendit. Ky është shembulli shkollor për krijimin e luftës psikike”, ka thënë Ivanov.

Baby Boo