Ngjarje e rëndë në Zvicër: Treni godet për vdekje 15-vjeçarin nga Kosova


Një 15-vjeçar nga fshati Panorc i Malishevës që jeton në Zvicër është goditur për vdekje nga treni.

Ardian Ramadani, është i riu që është shkelur për vdekje në qytetin Nauchatel. Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Online “Reporteri.net”, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Po fatkeqësisht është e vërtetë”, ka thënë Berisha për Reporteri.net.

Familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës, dhe se ata janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga paslufta.

Baby Boo