NGJARJE E RËNDË NË VLORË, BIE NGA MALI POLICI I ANTIDROGËS


Një ngjarje e rëndë raportohet nga Vlora.

Një punonjës i antidrogës ka rrënë nga një pjerrësi mali prej 200 metrash.

Ngjarja ka ndodhur në malet e Vranishtit dhe efektivi i policisë po kontrollonte për kultivim të hashashit. Emri i tij nuk bëhet ende me dije. Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur një helikopter i dërguar nga ministria e Brendshme për të transportuar efektivin drejt Tiranës. Helikopteri, sipas burimeve nga vendi i ngjarjes ka vështirësi në ulje për shkak të terrenit malor.

Baby Boo