Ngjarje e rëndë në Pejë: Një 27 vjeçar e mbyt rryma derisa po punonte me ekskavator


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Pejë ku një person e ka mbytur rryma derisa ishte duke punuar me eskavator.

Nga Policia e Pejës kanë për Reporteri.net. thënë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit Loxhë-Gorozhdec, në lagjen ‘Dardania’.

“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.”Gashi pranoi se nuk dihet se çfarë ishte duke punuar i ndjeri në momentin kur e zuri rryma.

Reporteri.net merr vesh se bëhet fjalë për një 27 vjeçar.

Baby Boo