Ngjarje e rëndë në Korçë, tenton ti rrëmbejë nënës fëmijen 4-vjeç, banorët kapin autorin


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, në qytetin e Korçës.

Një 18-vjeçar ka tentuar ti rrëmbejë nënës, fëmijën 4-vjeç në lagjen nr. 17.

Fatmirësisht, vetëm pak metra më tutje, autori është kapur nga banorët e lagjes, të cilët e kanë mbajtur të neutralizuar, derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.

Ky i fundit është arrestuar menjëherë.

Dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Baby Boo