Ngjarje e rëndë/ Dyshohet se ra nga një ndërtesë, humb jetën 20-vjeçarja


Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:46, ku një vajzë rreth të 20-ave, dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë në Prishtinë dhe ka humbur jetën.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot, me datë 20.04.2020, rreth orës 17:46, policia ka pranuar një informatë se në rrugën Xheladin Hana në Prishtinë, një person rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas mjekëve, nuk u ka mbijetuar plagëve”, tha Hoxha.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti.

Baby Boo