Ngjarje e rëndë, 11 vjeçarja mbytet në liqen


Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh.

Raportohet se një vajzë e mitur është mbytur në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20, ku fëmija me inicialet A.T., 11 vjeçe, banuese në fshatin Trashovic, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe polumbarë, ku kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Express

Baby Boo