Ngjarja tragjike në Gramsh, polumbarët gjejnë 4 trupat e pajetë në liqen


Polumbarët kanë mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 4 personave u mbytën pasditen e kësaj të premteje në liqenin e Banjës në Gramsh (Lexo më shumë).

Viktimat nga kjo ngjarje tragjike janë 46-vjeçari Arben Zogu me dy djemtë e tij, Esti Zogu 14 vjeç dhe Rubens Zogu 19 vjeç, si dhe kushëriri i tyre 20-vjeçar Melis Zogu.

Në një njoftim për mediat, policia tha se 4 personat në fjalë ishin futur për t’u larë në liqenin e hidrocentralit të Banjës dhe nuk kishin dalë më. Autoritetet u njoftuan nga familjarët e tyre rreth orës 19:00. Në vendin e ngjarjes, buzë liqenit u gjetën edhe sendet e tyre personale.

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrfikësit, ku ka rezultuar se: Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit Arben Zogu, rreth 46 vjeç, Rubens Zogu 19 vjeç, Esti Zogu, 14 vjeç, (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi Melis Zogu, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjithashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e RENEA-s për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni. Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Gramshit në një njoftim për mediat. /tvklan.al

Baby Boo