Ngec ligji i mediave, anulohet përsëri komisioni


Pas pesë javësh pushim, Ligji për media u vendos si pikë e rendit të ditës në Komisionin për Transport dhe Lidhje, por seanca u anulua dhe u shty për të enjten në ora 11.

E kontaktuar nga Alsat-M, kryetarja e komisionit Liljana Zaturovska nga radhët e VMRO-DPMNE-së tha se seanca u anulua për shkak të obligimeve të deputetëve. Të njëjtën gjë e konfirmuan edhe deputetët e shumicës. Debati mbi ligjin për media kthehet në komisionin amë pas një bllokade të gjatë.

Shumica akuzonte kryetaren e komisionit nga radhët e opozitës, se nuk e vendos Ligjin për Media si pikë të rendit të ditës për shkaqe politike, Zaturovska mohonte një gjë të tillë. Për Ligjin për media janë parashtruar 73 amendamente, por vetëm 8 prej tyre janë shqyrtuar në 6 seancat e kaluara për shkak të debatit jo konstruktiv në seanca.

Baby Boo