Nga Vlora në Shkodër/ Këta janë burrë e grua që tentuan grabitjen me ‘antidjersë’ të argjendarisë


Është publikuar fotoja e çiftit që tentoi grabitjen argjendarisë në Shkodër. Ata janë nga Vlora dhe quhen Arben dhe Anisa Hoxhaj. Sot, gjykata ka marrë vendimin për ta. Ata janë lënë në burg pa afat.

Kujtojmë se tentativa e grabitjes është bërë duke përdorur një anti-djersë (ose spraj paralizues, ende nuk ka një raport në lidhje me këtë). Gruaja e ka shtypur ‘antidjersën’ në sytë e dy pronarëve të cilët kishin nxjerrë disa bizhureri mbi banak. Pavarësisht asaj që ka nxjerrë antidjersa dy pronarët nuk janë ndjerë keq dhe janë përplasur me grabitësit tek dera. Më pas është njoftuar policia dhe është bërë arrestimi i dy grabitësve.

Baby Boo