Nga Spitali “Pirogov” lëshohen dy nga të lënduarit në aksidentin me autobus


Dy nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut të lënduar në aksidentin rrugor në autostradën “Struma” janë lëshuar nga Spitali i Sofjes “Pirogov”. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, pacientët e lëshuar janë stabil dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ata pritet të merren për mbikëqyrje të mëtejshëm në objektet mjekësore në Maqedoninë e Veriut. Dr. Anastasia Viktorova nga Klinika për djegie dhe kirurgji plastike në Spitalin NU Pirogov, pacientët ia dorëzoi ekipeve mjekësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Katër të lënduarit e tjerë në aksident janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pacienti i shtatë, i cili më parë është operuar në Klinikën për Ortopedi dhe Traumatologji, e më pas në Klinikën për Neurokirurgji, është në gjendje stabile, e pandryshuar nga dita e djeshme.

Sipas paralajmërimeve, edhe dy nga udhëtarët e lënduar do të dalin nga spitali nesër, dy më 30 nëntor dhe një më 1 dhjetor.

Aksidenti ka ndodhur më 23 nëntor në autostradën “Struma”. 45 persona e humbën jetën, ndërsa shtatë u lënduan. Sipas hetuesve bullgarë, viktimat vdiqën nga ngulfatja, pasi autobusi mori flakë dhe shkaku më i mundshëm i aksidentit ishte gabim njerëzor.

Baby Boo