Nga Spitali i Sofjes njoftojnë se dy nga të lënduarit do të operohen sot


Specialistë të ndryshëm e kanë vlerësuar gjendjen shëndetësore të 7 të lënduarve, pacientë në Spitalin universitar “Pirogov”, kanë njoftuar nga spitali nëpërmjet një kumtese për media.
Bëhet fjalë për 7 të mbijetuarit e aksidentit tra*gjik të 23 nëntorit në Bullgari.

“Sot, më 25.11.2021, të gjithë pacientët e lënduar në këtë aksident janë në gjendje stabile. Nuk ka rrezik për jetë. Dy nga personat që gjithashtu janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë operuar dje. Të lënduarit që ishin në mjekim intensiv, sot janë dërguar në repartin e Klinikës për djegie dhe kirurgji plastike. Një nga viktimat sot duhet të operohet”, thuhet në njoftim.

Bëjnë të ditur se pacientët kanë pësuar shok traumatik dhe për këtë u është dhënë ndihmë psikologjike.
“Ende nuk është e qartë se kur do të lëshohen nga spitali”, thuhet në njoftim.

Baby Boo