Nga sot Selvije Kasapi. Çifti i japin fund beqarisë


Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi i ka dhënë fund beqarisë. Ai dhe partnerja e tij, Selvija, janë martuar ditën e sotme në një ceremoni private. Çifti ka surprizuar fansat me disa foto mjaft të ëmbla të publikuara në rrjetet sociale nga kjo ditë e rëndësishme.

Në fotot e publikuara ata pozojnë të lumtur krah njëri-tjetrit, teksa Selvija mban një buqetë me lule në duar. “Selvije Kasapi nga tani. 09.06.2021.”- ka shkruar artisti krah fotos.

Baby Boo