Nga sot nis zbatimi i masave të reja të qeverisë


Në mbledhjen e djeshme të qeverisë në detyrë është vendosur të shfuqizohen disa nga masat anti-Covid.

Prezantimi i vendimit për shfuqizimin e masave u prezantuan nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, si dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia.

Sipas vendimit të ri të ekzekutivit, nga data 1 qershor do të bëhet hapja e kafiterive, gastronomisë, çerdheve, qendrave tregtare si dhe pikave kufitare.

Po ashtu do të bëhet kthimi në shkolla i nxënësve të klasave të nënta si dhe atyre të 12-ta.

Nxënësit e klasave të nënta do të rikthehen nga data 8 deri më datën 15 qershor.

Testi i arritshmërisë është paraparë të mbahet më 23 qershor.

Ndërkaq ata të klasave të 12-ta do të kthehen në shkolla më 15 qershor deri më 30 qershor.

Testi i maturës parashihet të mbahet më 4 korrik.

Hapja e kafiterive, qendrave tregtare do të bëhet në bazë të instruktsioneve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Tek hapja e kufijve tokësor, ata që hynë në Kosovë do të duhet të i nënshtrohen kontrollave mjekësore.

Ata që e kanë të kryer testimin për Covid-19 dhe që iu ka dalë negativë, por që nuk është më i vjetër se katër ditë nuk duhet të i nënshtrohen vetizolimit.

Për ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Rihapja e çerdheve dhe kopshteve sipas udhëzimit për hapjen e tyre.

Baby Boo