Nga sot fillon regjistrimi i nxënësve në klasën e parë


Prej sot do fillon regjistrimi i nxënësve në klasën e parë në 360 shkolla fillore në Maqedoni, ku në vitin e ardhshëm shkollor pritet të ulen ne tavolinat shkollore diku rreth 20,000 nxënës.

Regjistrimi për nxënësit e klasave të para është për vitin shkollor 2018/2019, për fëmijët e lindur në vitin 2012.

Fëmijët deri më 31 janar 2019 që i mbushin gjashtë vjet mund të regjistrohen në klasën e parë me kërkesë paraprake nga prindi /kujdestari dhe një mendim nga pedagogu i shkollës. Regjistrimi zgjat deri më 31 maj 2018.

Vitin e kaluar për vitin shkollor 2017/18 u regjistruan 20,437 nxënës .

Baby Boo