Nga sherri me nusen te lidhja me Xhuljetën, rrëfehet babai i Xhafer Matës

Nga: Klodiana Lala – Një makinë policie qëndron e stacionuar 24 orë përpara derës së Taip Matës. Sapo kapërcen portën e hekurt të shtëpisë dykatëshe, kupton se dhimbja dhe tensioni janë përzier bashkë. Vëllai i Xhaferr Matës, djalit që vrau ish-të dashurën dhe veten mëngjesin e 8 qershorit, nuk e pret mirë mbërritjen tonë. “Kemi folur me z.Taip, babain tuaj”, i themi në hyrje. “Po ju pret në katin e dytë”, përgjigjet zymtë. Taip Matën e gjejmë të ulur në një nga divanet e dhomës së mbytur nga tymi i duhanit. Ai s’e lëshon cigaren nga dora, a thua se e ndihmon të largojë dhimbjen. “Kam jo vetëm dhimbjen për humbjen e djalit, por vuaj njësoj edhe humbjen e Xhuljetës.

Baby Boo

Është njësoj si të kem humbur vajzën time. Por ndodhi, s’e zhbëj dot më”, thotë ai. Pak çaste dhe në derë shfaqet motra e 31-vjeçarit. Sytë i ka të ënjtur nga lotët e mezi arrin të nxjerrë fjalë nga goja. Në dhomën e pritjes nuk ka qoftë edhe një foto të Xhaferrit, por babai thotë se “ja aty poshtë, kam gjithçka prej tij”. Bëhet fjalë për servisin ku 31-vjeçari, baba i një djali të mitur kishte ngritur ngjitur me shtëpinë. “Punonte aty tërë kohës”, thotë Taip Mata. Ai ka shumë për të rrëfyer për jetën e të birit. Nis të tregojë historinë e tij, njohjen me bashkëshorten, lindjen e djalit të tyre, tashmë dy 2 vite e gjysmë, problemet mes djalit dhe nuses, njohjen e tij me Xhuljetën e shumëçka. Por një moment hesht. “Nuk dua të lëndoj familjarët e vajzës. U kam shtrirë dorën e faljes. Kam kërkuar prej tyre ta ndajmë dhimbjen bashkë”, – shprehet kryefamiljari.

Z.Mata, dua ta nis me ju këtë bisedë, duke të kërkuar të më flasësh për djalin tuaj të ndjerë, Xhaferrin. Si ishte jeta e tij?

Xhaferri ishte njëri nga katër djemtë e mi. Kam edhe një vajzë. Pasi mbaroi fakultetin për Inxhinieri, ai hapi servisin këtu ngjitur më shtëpinë dhe merrej me makinat. U njoh edhe me të shoqen dhe u martua. Fillimisht marrëdhëniet mes tyre ishin ……

Lajmin e plote lexojeni ne GSH.al ne kete link:http://www.gsh.al/2018/06/16/nga-sherri-me-nusen-te-lidhja-me-xhuljeten-rrefehet-babai-i-xhafer-mates-pres-pajtimin-me-familjen-e-vajzes/