Nga rrufeja në rajonin e Manastirit u dogj një stallë dhe bagëtia në të


Në vendin e quajtur “Stërçin” dje rrufeja ka goditur një stallë dhe është shkaktuar zjarr me ç’rast stalla dhe bagëtia e cila ka qenë brenda janë djegur. Zjarri është shuar nga ekipi zjarrfikës të Manastirit.

Siç bëri të ditur MPB-ja, rasti është paraqitur dje rreth orës 15.30 në SPB Manastir.

“Në vendin e quajtur ‘Stërçin’ ka rënë rrufe në një stallë pronësi e T.E. (47) nga Manastiri dhe është shkaktuar zjarr me ç’rast stalla dhe bagëtia e cila ka qenë në të janë djegur. Zjarri është shuar nga ekipi zjarrfikës të Manastirit”, theksojnë në kumtesë.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Manastir.

Baby Boo