Nga qyteti me ajër më të ndotur në botë, Tetova në gusht ka qenë qyteti me ajër më të pastër në Maqedoni


Derisa vitet paraprake, Tetova ka qenë ndër qytetet më të ndotura jo vetëm në Maqedoni, por edhe në Evropë, madje dhe në botë, në muajin gusht të këtij viti, Tetova ka qenë qyteti më pak i ndotur në Maqedoni, duke u radhitur në vendin e 15-të.

Sipas të dhënave që ka siguruar organizata joqeveritare “Eco Guerilla”, ajri i Tetovës gjatë muajit gusht ka pasur 22.99 gramë grimca PM10, apo rreth 27 mikrogramë më pak se numri i lejuar, gjegjësisht 50-të.


Gazi Baba gjatë muajit gusht ka qenë më e ndotura në Maqedoni, me 49.04 mikrogramë, e pasuar nga Rektorati i Shkupit me 47.94, ndërkaq në vendin e 3-të gjendet Gostivari me 47.10 mikrogramë grimca PM10.

Në Kavadar, gjatë gushtit ajri ka qenë i ndotur me 43.35 mikrogramë, në Manastir 1 – 37.6, Lisiçe 37.5, Milladinovcë 35.45, Strumicë 33.41, Karposh 32.48, Qendra e Shkupit 32.16, Kumanovë 31.18, Koçan 30.97, Manastir 2 – 28.68 dhe Kërçovë 24.72.

Gjatë vitit 2013-të, “The Guardian” e cilësoi “Tetovën si një ndër qytetet më të ndotura në botë. Këtë epitet, Tetova e mbajti edhe gjatë viteve 2014-të, 2015-të, 2016-të, por edhe në vitin 2017-të.

Baby Boo