Nga prilli, BE do të marrë 100 milionë vaksina në muaj


Bashkimi Europian pritet të marrë deri në 100 milionë vaksina anti-covid në muaj, duke nisur nga prilli. Njoftimi vjen nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila foli për mediat gjermane duke pohuar se për këtë ka dakordësi me kompanitë prodhuese.

Gjithashtu, bëri të ditur se në arritjen e asaj sasie do të luajnë rol edhe vaksinat e tjera anti-covid që pritet të aprovohen për përdorim nga Agjencia Europiane e Barnave. BE synon që deri në qershor të ketë në portofolin e saj një total prej 300 milionë dozash. Italia rekomandoi këtë të hënë përdorimin e vaksinave të AstraZeneca-s për grupmoshat mbi 65 vjeç. Ministria e Shëndetësisë tha në një deklaratë se janë tejkaluar dyshimet që ilaçi të mos jetë efektiv mes të moshuarve.

Vendimi vjen ndërsa Italia është afër kapërcimit të pragut të zi të 100 mijë vik*timave nga pandemia koronavirus, duke u bërë vendi i dytë i Europës që arrin këtë rekord të zymtë pas Britanisë. Ndërsa Gjermania po vijon me rihapjen graduale duke zbutur kufizimet pas përmirësimit të lehtë të situatës epidemiologjike.
Në këtë vendim ka ndikuar edhe fushata e vaksinimit që po shkon sipas planit. Pas rihapjes së shkollave edhe disa dyqane dhe biznese të tjera hapën dyert për klientët në Gjermani. Në Francë, artistët dolën në rrugë duke pr*otestuar dhe kërkuan rihapjen e sallave të kulturës dhe rikthimin e eventeve. Teatrot dhe kinematë qëndrojnë mbyllur që prej nëntorit të kaluar, ndërsa qeveria ka sinjaluzar se nuk ka ndërmend të zbusë kufizimet anti-covid në një të ardhme të afërt.

Baby Boo