Nga politikanët tek VIP-at shqiptarë, 7 tradhtitë më të bujshme që u bënë publike


Tradhtia është një dukuri e vjetër sa vetë bota, ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë mes çifteve, megjithatë jo të gjithë pranojnë të flasin hapur për të. Aq më keq në rastet kur personi që tradhton kapet mat dhe raste të tilla ka pasur plot vitet e fundit. “Xing.al” ju rikujton me listën mëposhtme 7 tradhtitë që bënë shumë bujë në media.

1.Ndonëse kishte realizuar videoklipe dhe njihej si këngëtare, Angelina Shala u bë shumë e famshme vitin e kaluar kur deklaroi hapur se ajo dhe deputeti Haxhi Shala i cili është i martuar dhe baba i 2 fëmijëve, kishin pasur një histori dashurie. Madje Angelina publikoi disa foto intime me deputetin që shkaktuan shumë zhurmë. Haxhi Shala u prononcua vetëm një herë lidhur me këtë ngjarje duke e mohuar të ketë pasur një lidhje dashurie me Angelinën dhe se ajo është thjesht simpatizante e tij. Kjo e fundit nuk u ndal dhe madje kishte kontaktuar edhe me gruan e tij e cila siç duket e kishte falur bashkëshortin pasi pak ditë pas ngjarjes u panë sërish bashkë.

2.Ishte viti 2016 kur ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili do bëhej kryefjala e mediave pas video- skandalit ku shfaqej me një vajzë 20-vjeçare të cilës i ofronte vend pune dhe rritje rroge në këmbim të seksit. Ky skandal i kushtoi Shukriut postin e kryebashkiakut. Në video ai pranonte se nuk ishte hera e parë që tradhtonte, ç’ka e bëri më të rëndë situatën. Pas publikimit të kësaj videoje, foli edhe bashkëshortja e Shukriut e cila e mbrojti duke u shprehur se vajza është pjesë e një komploti. “Shukriu gjatë gjithë kohës më thoshte se ‘e di që të kam vënë në siklet’. Unë do ta mbështes tim shoq. Edhe fëmijët nuk janë ndjerë mirë, por të gjithë së bashku po i kapërcejmë këto momente të vështira”, u shpreh asokohe Tefta Xhelili.

3.Edhe aktori shumë i dashur për shqiptarët, Sejfulla Myftari i njohur si “Cekja i Beratit” e ka pranuar hapur tradhtinë. Aktori i martuar prej shumë vitesh dhe baba i 3 fëmijëve, dy vite më parë në një intervistë u shpreh: “E di që do të botohet kjo që po deklaroj, por po, kam pasur femra jashtë martese”.

4.Bëri bujë 3 vite më parë publikimi i mesazheve intime të Afërdita Dreshajt me reperin e martuar Agon Amiga. Publikimi i këtyre mesazheve çoi në ndarje të reperit me bashkëshorten Egzona pas 2 vitesh martesë. Ai u shpreh i penduar dhe akuzoi Afërditën se e kishte futur në kurth. Mirëpo pas disa kohësh Egzona duket se e fali Agonin duke i dhënë edhe një shans, pasi të dy u panë duke ecur dorë për dore në Prishtinë.

5.Hueyda El Saied i habiti të gjithë kur deklaroi publikisht ndarjen nga partneri francez, por më shumë bujë bëri deklarata e saj ku pranoi se ai e kishte tradhtuar. E pyetur si është ndier pasi mësoi tradhtinë, Hueyda u shpreh: “Si mund të ndihet njeriu kur tradhtohet? Dy javët e para qava, pastaj e mblodha veten dhe thashë se nuk jam as e para, as e fundit”. Artistja zbuloi gjithashtu se e kishte marrë vesh që partneri e tradhonte kur kishte hapur telefonin e tij.

6.Deklaratë që u komentua shumë në media ishte edhe ajo e DJ të njohur, Vin Veli. Fill pas ndarjes nga Bora, Vini deklaroi gjatë një interviste se ka tradhtuar. Ndonëse ai nuk tha konkretisht se kjo ka ndodhur gjatë lidhjes me Borën, shumë media shkruajtën se “Vini e ka tradhtuar Borën”, megjithatë keqkuptimi do sqarohej më vonë nga DJ i cili u shpreh se ka tradhtuar më parë, por jo Borën.

7.Edhe ish-banori i “Big Brother 9”, Lupçe u komentua shumë vitin e kaluar pas deklaratës që bëri gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme. “Sa herë më është dhënë mundësia kam tradhtuar dhe Katerina e di”, tha Lupçe teksa shtoi se kjo i përket të kaluarës./Xing.al

Baby Boo