Nga njohja me Arbenitën tek kuptimi i emrit Nina, Fero i tregon të gjitha në intervistën e parë si baba


Në muajin prill, Fero dhe Arbenita, u bënë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Nina. Ditën e sotme, dy muaj pas ardhjes në jetë të vajzës, Fero ka dhënë intervistën e parë si baba.

Reperi ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në të cilin rrëfeu shumë detaje nga jeta e re dhe historia e dashurisë me Arbenitën. Fero tregoi se me modelen është njohur për herë të parë në Shkup dhe aq shumë është mahnitur nga bukuria e saj, sa nuk ka pasur mundësi që të dalë nga makina e t’i flasë.

“Po, e mbaj mend momentin e parë, në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar”, rrëfeu Fero, teksa shtoi se me Arbenitën kishte kontaktuar kohë më parë në rrjete sociale.
Reepri tha se Arbenita bëhet më shumë xheloze për të, duke qenë se ai është vazhdimisht i rrethuar nga fanset. Fero tregoi se në planet e çiftit është edhe një dasmë, e cila për shkak të situatës së pandemisë ka qenë e pamundur, prandaj janë mjaftuar me celebrimin.

Fero foli edhe për momentin e ardhjes në jetë të vajzës dhe pse zgjodhën emrin Nina për të. ai tregoi se Arbenita u mërzit shumë pasi vetëm pak orë pas lindjes së vajzës mori lajmin për ndarjen nga jeta të babait.

Baby Boo