Nga një simbol i paqes në një transmetues virusi: Si do mbetet shtrëngimi i duarve vetëm një histori


Filloi shekuj më parë si një simbol i paqes, një gjest për të provuar se nuk po mbanit një armë, dhe me kalimin e kohës u bë pjesë e pothuajse çdo shkëmbimi shoqëror, fetar, profesional, biznesi dhe sportive. Por koronavirusi ka detyruar një rishqyrtim të shtrëngimit të dorës.

Pavarësisht se sa miqësor, shtrëngimi I duarve mund të jetë edhe një shkëmbim i mikroorganizmave potencialisht infektues.

“Duart janë si një kryqëzim i zënë, duke lidhur vazhdimisht mikrobiomën tonë me mikrobiomat e njerëzve të tjerë, vendeve dhe gjërave”, shkruajti një grup shkencëtarësh në Journal of Dermatological Science.

Duart, thanë ata, janë “vektori kritik” për transmetimin e mikroorganizmave përfshirë viruset.

Por nëse nuk është më e pranueshme automatikisht, çfarë do të zëvendësojë shtrëngimin e dorës si një pjesë e rregullave të mirësjelljes sociale pas koronavirusit? Një grusht apo bërryl?

Ne jemi qenie shoqërore. Kur takojmë njëri-tjetrin, prekim lëkurën e njëri tjetrit. Në mes të koronavirusit është bërë e qartë se sa intim është një gjest i tillë. Por nga studimet e fundit u bë e ditur se qindra lloje të baktereve dhe viruseve gjenden në pëllëmbët e duarve tona.

Kështu që ende është shumë e diskutueshme se si do përshëndeten njerëzit pas kalimit të krizës së koronavirusit, apo gjithçka do kthehet brenda normalitetit dhe përshëndetja me duar do vazhdojë ende.

Baby Boo