Nga nesër fillon pagesa për pensionet e muajit shkurt


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se nga dita e nesërme do të fillojë pagesa e pensioneve për muajin shkurt.

Sipas MPPS-s, pensionet paguhen parakohe dhe në disa etapa me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kohë pandemie nga COVID-19.

Ndarja e pensioneve do të bëhet në grupe në varësi nga lartësia e pensionit edhe atë:

Grupi i parë – pensionet në lartësi prej 11.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 24 shkurt – e enjte.

Grupi i dytë – pensionet në lartësi prej 11.000 denarë – 14.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 25 shkurt – e premte.

Grupi i tretë – pensionet në lartësi prej 14.001 denarë – 18.000 denarë do të mund të tërhiqen nga data 28 shkurt – e hënë.

Grupi i katërt – pensionet në lartësi mbi 18.001 denarë do të mund të tërhiqen nga data 1 mars – e martë.

Baby Boo