Nga nëntori starton linja ajrore Athinë – Shkup


Me fluturime dy herë në javë, çdo të martë dhe të enjten, që nga 1 nëntori, Athina dhe Shkupi do të lidhen me aeroplan përmes kompanisë ajrore greke “Aegean Airlines”, raporton korrespondentja e MIA nga Athina, sipas informacionit të konfirmuar nga kjo kompani ajrore.

Orari i fluturimit është nga 1.11.2018 deri më 28.03.2019 sepse ky është programi dimëror i kompanisë ndërsa përveç kësaj, do të shpallet edhe orari i verës. në sajtin e “Aegean Airlines” tashmë ekziston mundësia që të rezervohet bileta.

Sipas informacioneve të MIA-s nga Athina, të dy kryeqytetet do të lidhin me një avion të “Olympic Air”, filial i “Aegean Airlines” dhe fluturimet do të bëhen me një aeroplan Q400 me kapacitet prej 78 pasagjerësh.

Aeroplani, çdo të martë do të niset nga Athina në orën 9.00 sipas kohës lokale, ndërsa në orën 9.45 do të niset nga Shkupi sipas kohës në Maqedoni.

Të enjten, fluturimi nga kryeqendra greke është në orën 18.40 minuta, ndërsa nga Shkupi në orën 19.25 minuta./Pacensure

Baby Boo