Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës


Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,91% në raport me vendimin e datës 24.8.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,102%, te nafta ka rritje mesatarisht 2,304 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht apo 2,512 $ dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 1,049 %.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshojnë.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,292 den/kg.
Nga data 26.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 89,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 91,50 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 98,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 93,00 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 52,978 (denarë/kilogram)

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,41%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 26.8.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Baby Boo