Nga mesnata çmime të reja të derivatave


KRRE ka sjellë vendim, me të cili bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,82% në raport me çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës, të përcaktuara në përputhje me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga data 15.7.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 2,610% apo 30,300 $/ton, te nafta ka ulje mesatarisht 1,943% ose për 22,650 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka ulje mesatarisht për 1,302% apo 14,750 $/ton dhe te mazuti ka ulje mesatarisht për 4,368% ose për 24,450 $/ton, për shkak se në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë përshtatje përkatëse.

Çmimet e reja të derivateve të naftës, që do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme do të jenë:

Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 101,00 (denarë/litër)
Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 103,00 (denarë/litër)
Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 100,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 98,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 50,044 (denarë/kilogram)

Baby Boo