Nga “Lëndim i lehtë trupor” në “Su*lm”, Prokuroria del me njoftim për burrin që rra*hu një grua në market


Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se është kërkuar që të caktohet masa e parabu*rgimit ndaj F.B. i cili ka rra*hur një grua në një market në Prishtinë.
Në njoftimin e Prokurorisë bëhet e ditur se vepra penale e cila rëndon mbi të dyshuarin është “Su*lmi”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet F.B., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Su*lmi”, nga neni 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, bëhet e ditur se prokurori i Shtetit të hënën ka paraqitur kërkesën që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit.

“Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka su*lmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor, andaj prokurori i shtetit, më 25.10.2021, ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së parabu*rgimit në gjykatën kompetente”, bëhet e ditur në njoftim.
Ndryshe, në raportin 24 orësh të së hënës, Policia e Kosovës ka njoftuar për këtë rast, të cilin e ka cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”.

Në raportin e policisë, është bërë e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në orën 14:20.
Sipas këtij raporti, su*lmi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje.
Vi*ktima në këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Prishtinë, 24.10.2021 – 14:20. Është arr*estuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka su*lmuar fizikisht vi*ktimën femër kosovare. Vi*ktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.​

Baby Boo