LDK : Hoti do të jetë kryeministër


Te infektuar: 813 Sheruar: 298 Vdekur: 22

 

Nga LDK të sigurt: Hoti do të jetë kryeministër

LajmeGazeta Express02/05/2020 7:55

Muharrem Sfarqa nga LDK-ja ka thënë se janë të bindur se tentimi i tyre për të krijuar një qeveri të re do të rezultojë me sukses pas 29 majit, kur edhe skadon pezullimi i dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Megjithatë, ai tha se LDK-ja ka respektuar vazhdimisht aktgjykimet e Kushtetueses dhe njëjtë do të bëjnë edhe kësaj radhe,.

“LDK edhe para njoftimit për pezullimin ka qenë e vendosur që të respektojë çfarëdo vendimi që bie Gjykata Kushtetuese. LDK konform dekretit që ka shpallë presidenti ka propozuar kandidatin për kryeministër dhe ka përfunduar marrëveshjet e koalicionit. Nënshkrimi i 61 deputetëve ka treguar që

LDK i ka votat për krijimin e qeverisë së re, por do të presë deri në vendimin përfundimtar të GJK-së”.

Sfarqa në Klan Kosova ka thënë se nuk kanë asnjë arsye për t’u nxituar derisa shprehet i bindur se janë në të drejtë të Kushtetutës për të formuar qeverinë në krye me Hotin.

“Ne s’kemi asnjë arsye për të pasë një nxitim eventual. Gjykata Kushtetuese konform dinamikës së vet dhe kompetencave që ka do ta vlerësojë se kur do ta merr vendimin përfundimtar që të sugjerojë apo predikojë se si do të jetë vendimi. Kosova ka nevojë për qeveri të re dhe më të gjerë që synime për lëvizje të lirë, për integrim në BE në mënyrë që të bëhet edhe pranimi i Kosovës edhe në OKB”.

Baby Boo