Nga e premtja pritet stabilizim i motit, të shtunën temperatura deri në 13 gradë


Gjatë dy ditëve të ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të dobëta të dëborës. Do të fryj erë e përforcuar nga drejtimi verior, posaçërisht të enjten në pjesët lindore të vendit.

Ndërkohë siç njoftojnë nga Enti për Punë Hidrometeorologjike, nga e premtja moti do të jetë stabil, me temperatura të ulëta gjatë mëngjesit, derisa gjatë ditës do të jenë në ngritje, shkruan Alsat.

Gjatë ditës së nesërme temperatura minimale do të sillet prej -8 deri në 2, ndërsa ajo maksimale prej -2 deri në 7 gradë. Gjatë vikendit do të jetë më ngrohtë, të shtunën deri 13, ndërsa të dielën deri në 11 gradë Celsiusë.

Baby Boo