Nga e premtja pensionet do të mund të tërhiqen përmes…

Sipas rekomandimit të Qeverisë të publikuar pas seancës së saj të fundit, nga e premtja, 24 prill, bankat do të duhet të ua mundësojnë pensionistëve të marrin pensionet për muajin prill nëpër aparate ATM (bankomatë).

Baby Boo

Qeveria gjithashtu ka udhëzuar Fondin Pensional që të paraqesë të dhënat e pensioneve në bankat tregtare deri më 23 prill.

Rekomandohet që bankat tregtare, përmes filialeve dhe ekspoziturave të tyre të shpërndajnë pensione për pensionistët që nuk shfrytëzojnë kartelë sipas orarit përkatës;

– Të hënën, më 27 prill 2020, realizohet pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë;

– Të martën, 28 Prill 2020, realizohet pagesa e pensioneve në vlerë prej 11,001 denar në 14,000 denarë;

– Të mërkurën, 29 Prill 2020, pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë në 18,000 denarë;

– Të enjten, me 30 prill 2020, pagesa e pensioneve në vlerë mbi 18,000 denarë.