Nga burgim i përjetshëm, 20 vite burg për Naim dhe Ramiz Asanin


Gjykata e Apelit në Shkup e ka shfuqizuar dënimin me burg të përjetshëm për Naim dhe Ramiz Asanin, të akuzuar për vrasjen e vëllezërve Enis dhe Engin Ismaili dhe Rahmetullah Ibishit, që ndodhi në vitin 2006 në një çajtore në lagjen Serava në Shkup. Siç mëson gazeta Koha, aktgjykimi me burg të përjetshëm për të akuzuarit Naimi dhe Ramizi, është zëvendësuar me dënim prej 20 viteve burg. Paralelisht me këtë ndryshim të vendimit atyre u është vazhduar masa e paraburgimit. Të njëjtit vazhdojnë të qëndrojnë në burgun e Idrizovës.
Paraprakisht, një status në profilin e LSDM-së në Facebook të Komunës së Haraçinës, falënderohej kryeministri Zoran Zaev për, siç shkruhej, lirimin nga burgu i përjetshëm i Nazim dhe Ramiz Asanit, ndërsa është falënderuar edhe kryetarja e Komunës, Milikije Halimi.
Tani, pas lajmit në KOHA, statusi në fjalë i faqes “LSDM Haraçinë”, është fshirë.
Vrasja e trefishtë, , ndodhi në një çajtore në lagjen Serava, 13 vite më parë, ndërsa tronditi jo vetëm Shkupin, por gjithë vendin. Si rezultat i kësaj vrasje të trefishtë, atë kohë u mbajtën protesta masive në Shkup. Ndërkohë, të akuzuarit Naimi dhe Ramiz Asani u arrestuan një vit pas kësaj ngjarje, respektivisht në vitin 2007. (koha.mk)

Baby Boo