Nga Besnik Alili: Mësimdhënia nuk është vetëm profesion por është edhe një art i të jetuarit


Besnik Alili -profesor i grupit klasor pranë shkollës fillore komunale “Përparimi”, Reçicë e Madhe -Tetovë.

“Edukata e mirë mund të ndryshojë këdo. Një arsimtar i mirë mund të ndryshojë gjithçka”.

Mjafton thjeshtë një kalim përpara çdo klase në shkollë dhe përballesh me dy sfida :

1. Mësimdhënia me në qendër -mësuesin dhe

2. ⁠Mësimdhënia me në qendër -nxënësin.

Nga eksperienca ime 25 vjeçare në arsim kam vënë re se mësimdhënia me në qendër të vëmendjes -nxënësin përqafohet më lehtësisht nga vetë nxënësit.

Ata pëlqejnë dhe preferojnë bashkëveprimin me njëri-tjetrin sepse shprehem më lirshëm duke argumentuar çështje dhe situata të ndryshme.

Këtu një rol vendimtar luan funksionimi i trekëndëshit didaktik arsimtar-prind-nxënës.

Shkolla jonë është sinonim i sukseseve edhe në arenën ndërkombtare .

E gjithë kjo falë dy projekteve ndërkombtare të Erasmus plusit “Ta duam shkollën, të shmangim mungesat dhe krijimi i një klime pozitive në klasë dhe projekti i dytë titulohet “Të mësuarit e mençëm në edukim”.

Këto projekte shënuan suksesin historik të shkollës tonë prej themelimit e deri më sot.

E gjithë kjo shoqërohet me faktin se jemi e vetmja shkollë në nivel republikan e cila realizoi mobilitet(shkëmbim përvojash arsimtar-nxënës)me një shkollë fillore nga ishujt Karaibe konkretisht qyteti Martinik.

Këto suksese janë vazhdimësi e punës dhe përkushtimit që kanë lënë gjeneratat e mëparshne të mësimdhënsve nga Reçica e sukseseve

Konkluzion
Mësimdhënia nuk është vetëm profesion por është edhe një art i të jetuarit

Baby Boo