Nga BDI thonë se ende mbetet e hapur çështja se a do ndodhë ose jo zgjerimi i Qeverisë. Burime qeveritare pranë kësaj partie thonë për INA se mundet që të mos ketë zgjerim, edhe pse janë shtuar zërat. “Nuk ka asgjë konkrete. Mund të ketë shtyrje për një fazë tjetër”, tha një burim qeveritar.
Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se këtyre ditëve gjithcka do të finalizohet rreth zgjerimit të Qeverisë.