Nga Amsterdami në turneun e futbollit në Cërnilishtë, ky është Ezgjan Alioski!


Reprezentuesi i Maqedonisë në futboll dhe anëtari i skuadrës angleze Leeds United, Ezgjan Alioski, nuk e harron vendlindjen e tij.
Njeriu modest dhe futbollisti shembullor sapo ka zbritur në aeroportin e Shkupit ka udhëtuar për në vendlindjen e tij, në fshatin Cërnilishtë të komunës së Dollnenit për të marrë pjesë në hapjen e turneut të madh në futboll të vogël.

Me pjesëmarrjen e tij, ai ka nderuar të gjithë të pranishmit.
Ndërkohë, para se të filloj turneu, ai iu është drejtuar të pranishmëve.
“Jam shumë i kënaqur që pata mundësi të vijë në vendlindjen time. Krenohem kur e shoh e gjithë rini këtu. Ju uroj një turnir të bukur, le të fitoj më i miri. Unë jam fans i Cërnilishtës, le të fitoj Cërnilishta për mua.

Cërnilishta ka shumë talentë dhe unë inshalla do ti përkrahi disa nga ata”, ka thënë Alioski para sportdashësve në Cërnilishtë.
Yllin shqiptar atje e kanë pritur një numër i madh i fansave të tij, të cilët kanë shfrytëzuar këtë moment të rrallë që të kenë një fotografi kujttimi me të.

Baby Boo