Nga 4 maji, Greqia lejon qytetarët të dalin lirshëm, hapen këto biznese


Pasi shifrat e koronavirusit kanë rënë ndjeshëm, Greqia ka shpalosur edhe planin e rihapjes dhe çlirimit nga Lock-Down.

Siç shkruajnë mediat greke, më 4 maj është faza e parë e rihapjes teksa qytetarët nga kjo datë nuk do të duhet të kërkojnë autorizim për të lënë shtëpitë. Po ashtu në këtë datë do të lejohen të hapen edhe dyqanet dhe parukeritë.

Më 11-18 maj janë datat kur do të hapen për herë të parë pas mbylljes kafenetë, baret dhe restoranet por po ashtu edhe institucionet arsimore si shkolla dhe universitete.

Hotelet më pas do të hapen në qershor, saktësisht në datën 15 qershor. /Gazeta Sinjali/

Baby Boo