Nga 3000 vende,Tetova zë vendin e 169-të për ndotjen e ajrit nga matjet e organizatave ekologjike !


Tetova, Kumanova, Manastiri dhe Shkupi u gjenden në listën e qyteteve më të ndotura për vitin 2018, sipas analizës së përpiluar nga organizatat joqeveritare ndërkombëtare ekologjike “Grinpis” dhe “IQ Ear Visuel”, grup me seli në Zvicër që globalisht e ndjek ndotjen e ajrit.

Në listën e 3.000 qyteteve, nga qytetet e Maqedonisë Veriore, Tetova renditet në vendin më të lartë 169-të, Kumanova në 261-të, Manastiri në 280-të dhe Shkupi në vendin 315-të.

Nga rajoni qytet më i ndotur është potencuar Zhivinca në Bosnjë e Hercegovinë, e cila gjendet në pozitën 102-të, ndërsa i bëjnë shoqërim edhe tri qytete të Bosnjës: Graçanica në vendin e 137-të, Sarajeva në 240-të dhe Tuzlla në vendin 289-të.

Në mesin e 500 qyteteve më të ndotura nga Ballkani Perëndimor në listë sipas ndotjes së ajrit janë edhe Prishtina në vendin e 373-të dhe Sofja e cila është në vendin e 422-të !

Baby Boo