Nga 2 000 euro për 8 persona nga Shkupi sepse nuk respektuan orën policore


Prokuroria Themelore Publike Shkup sot dorëzoi në gjykatën kompetente propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkuese kundër tetë personave për veprën penale – Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë një epidemie, informojnë nga PTHP Shkup.

“Të gjithë të pandehurit nuk e kanë respektuar Vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjatë orës policore ata u gjetën në lokacione të ndryshme të qytetit”, thonë nga prokuroria.

Prokurorët publikë i propozuan Gjykatës Themelore Penale Shkup që të pandehurit të gjobiten me nga 100 gjoba ditore, ndërsa vlera e një gjobe ditore të jetë 20 euro në kundërvlerë të denarit.

Baby Boo