Nga 193 pacientë e vdekur nga Kovid-19, 76 për qind kishin sëmundje kronike, shumica e tyre janë të moshës mbi 60 vjeç


Sipas të dhënave nga historia e sëmundjes, përqindja më e madhe e vdekjeve nga koronavirusi janë pacientë që kanë sëmundje kronike të mëparshme. Sipas statistikave të sotme, nga 193 vdekje, shumica janë mbi moshën 60 vjeç, ndërsa te 76 për qind janë regjistruar komorbiditete, siç janë sëmundjet kronike, sëmundjet në sistemin kardiovaskular, mushkëri dhe diabet.

Këtë sot në konferencë për shtyp e theksoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se në 24 orët e fundit janë kryer 841 testime, janë regjistruar 103 raste të reja, në Shkup 46, Kumanovë 6, Prilep 2, Tetovë 17, Strugë 9, Veles 3, Manastir 1, Ohër 3, Kavadar 1, Gostivar, Strumicë dhe Shën Nikollë nga 1 dhe në Resnjë 6 pacientë.

Janë regjistruar 13 pacientë të shëruar edhe atë në Shkup 10, Prilep 2 dhe Tetovë 1. Pesë persona kanë vdekur, tre nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një nga Tetova. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 4,157, i të shëruarve 1.723, i të vdekurve 193 dhe aktualisht raste aktive 2,241. Gjithsej janë kryer 43,881 teste për Kovid-19, tha Filipçe.

Sa i përket gjendjes në spitale, theksoi ministri, për momentin janë shtruar 318 pacientë në spital. Ai theksoi se 95 pacientë u shtruan në spital në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, 37 prej të cilëve janë në mbështetje të oksigjenit, dhe nuk ka asnjë pacient në respirator.

Sa i përket nevojës për ta rritur kapacitetin, në dy muajt e fundit ne kemi punuar intensivisht në kapacitetin shtesë, pra spitalin e montuar. Ai është plotësisht i përgatitur dhe i disponueshëm për mjekimin e pacientëve me Kovid-19. Këtë mëngjes kemi biseduar edhe me drejtoreshën dhe është bërë një plan për rotacionin e mjekëve, stafit mjekësor. Ky është një spital që ka një sipërfaqe prej 1.000 metrash katrorë dhe i ka rreth 70 shtretër, me një qendër triazhi, pra për pranimin në spital, gjegjësisht për shtrimin në spital, pranimin e pacientëve dhe natyrisht pjesën e ambulancës”, shtoi Filipçe.

Baby Boo