Nga 15 nëntori në kafene vetëm me dy doza


Klubet e natës, lokalet dhe restorantet për dasma lejohen të organizojnë festa. Qeveria vendosi që organizimi dhe mbajtja e seminareve, trajnimeve, workshop-eve, konferencave të organizohet edhe në ambiente të mbyllura por me kapacitet deri në 50%. Vendimin e tillë nga Oda e pavarur e Hotelierëve e cilësojnë si të vonuar.

“Vlerësojmë se Qeveria këtë vendim duhej ta sjell shumë më herët, është fakt që do të ndikojë në punën e objekteve gastronomëve dhe shpresojmë që mos të ketë karakter kohor por të jetë më afatgjatë, që të mundemi të paktën të organizohemi për festat e fundvitit në pajtueshmëri me protokollet e për punë e objekteve hotelierike”, tha Zdravko Josifovski – kryetar i Odës Hotelierike.

Vendimi tjetër është se nga data 15 nëntor, për hyrjen në objekte hoteliere, qendra tregtare, kazino dhe bastore ose për pjesëmarrje në evente, do të jetë e detyrueshme të tregohet certifikata që jeni të imunizuar me dy doza të vaksinës anti-Covid, ose konfirmim se keni kaluar virusin korona në 45 ditët e fundit duke llogaritur nga dita e shërimit.

Josifovski nga Oda e hotelierëve thotë se kërkimi i certifikatave për në kafene është i panevojshëm dhe ndikon negativisht në punën e gastronomëve. Shton se nuk ka nevojë për vaksina ngaqë qytetarët janë të vetëdijshëm dhe se ka protokolle për funksionimin e kafeneve dhe restoranteve për mbrojtje nga Covid-19.

“Nuk është problem te kapaciteti, sepse edhe ashtu vlejnë protokollet aktuale, me të cilat objektet hotelierike i rregullojnë tavolinat dhe hapësirat për pritjen e mysafirëve e kanë të rregulluar veçse më me 50%, e nëse kjo masë thotë se 50% duhet të definohet saktë se sa mysafirë mund të hyjnë nëpër lokale, ngaqë e njëjta do të ketë ndikim drastik në kafene dhe klube nate ku njerëzit mund të rrinë në këmbë dhe ku numri mysafirëve është shumë më i madh në krahasim me restorantet” shtoi Zdravko Josifovski – kryetar i Odës Hotelierike.

Përfaqësuesi i gastronomëve thotë se kanë pësuar humbje të mëdha financiare marrë parasysh përqindjen e ulët të qytetarëve të vaksinuar. Përndryshe nga data 16 gusht hyri në fuqi vendimi që në objekte gastronomike dhe qendra tregtare të hyhet vetëm nëse jeni imunizuar të paktën me një dozë të ndonjërës nga vaksinat anti-covid.

Baby Boo