Nga 1 korriku për të gjithë të punësuarit në firmat private: K-15 nga 9.610 deri në 14.090 den


Të gjithë të punësuarve në sektorin privat nga 1 korriku deri në fund të vitit duhet që në llogaritë e tyre bankare për regresin për pushim vjetor ose K-15 të kanë nga minimum 9.600 den ( sipas informacioneve të fundit për shumën e bruto/neto pagës për të punësuar), transmeton Almakos.

Numri më i madh i kompanive gjithsesi se për pagesën e kësaj shume do të duhet që të presin deri në fund të vitit, megjithatë ka edhe disa prej tyre që do t`i kanë parasysh harxhimet e rritura gjatë kohës së verës për shkak të sezonit të pushimeve vjetore dhe është e mundur që t`i gëzojnë të punësuarit sa më shpejtë.

Sipas të dhënave për lëvizjen e neto/bruto pagës për të punësuar, K-15 për këtë vit do të lëviz nga 9.610 den ( 40 % nga shuma e pagës neto në tre muajt e fundit) deri në 14.090 den ( 40 % nga shuma mesatare bruto në tre muajt e fundit).

Përvojat e viteve të kaluara kanë treguar për kompanitë se sa më gjatë që presin në pagesën e këtij kompensimi të obliguar ligjor, aq më shumë shpenzime kanë duke e marr parasysh faktin për rritjen e vazhdueshme të pagave në këtë periudhë./Almakos/

Baby Boo