Nga 1 korriku hiqen tarifat e roamingut

66372632 - travel and technology concept: woman holding a 3d generated smartphone with roaming on the screen. graphics on screen are made up.

Shaqiri: Oferta vlen për qytetarët e 6 vendeve të Ballaknit Perëndimor
Nga 1 korriku hiqen tarifat e roamingut për qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Lajmin e bëri të ditur Ministri i administratës dhe Shoqëris informatike Jeton Shaqiri.
Ditën e sotme, ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri, ishte pjesë e takimit mes 6 Ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor përgjegjës për transformimin digjital dhe politikat e Teknologjisë informatike dhe komunikimeve të organizuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), “Heading towards Roaming Free Western Balkans”.

“Duke u frymëzuar nga Bashkimi Evropian, kemi vendosur, dhe krijuam një mjedis ku të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të sigurt, mund të përdorin celularët e tyre, për të telefonuar, dërguar mesazhe apo për të surfuar në internet në të gjithë Ballkanin Perëndimor pa kosto shtesë që nga 1 korriku” tha Ministri Shaqiri.
Ministri Jeton Shaqiri paralajmëroi ngjarje të tjera në vijim:

Memorandumet rreth 5G, interoperabilitetit dhe shërbimeve të besimit (trust services), të nënshkruara vitin e kaluar në Tiranë, hapën dyert për të ndërtuar një gjuhë të përbashkët teknike. Kjo do t’iu mundësojë sistemeve të TIK-ut të komunikojnë në mënyrë efektive në rajon, dhe në të ardhmen, edhe me vende të Bashkimit Evropian. Është një hap i vogël por i rëndësishëm në rrugën drejt ndërtimit të një shoqërie digjitale të bazuar në besim” tha Shaqiri.
Ministri Shaqiri paralajmëroi edhe thellimin e bashkëpunimit mes këtyre vendeve, investime në rrjet dhe infrastrukturë, në mënyrë që cilësia dhe shpejtësia e komunikimit të rriten akoma dhe më tepër.

Baby Boo